Vendosni fjalën kyçe....

Emërohet ministri i parë homoseksual në Izrael


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, ka emëruar ministrin e parë homoseksual. Amir Ohana, nga partia Likud e Netanyahut, u emërua si ministër i Drejtësisë.

BBC” shkruan se Ohana është një besnik i Netanjahut, i cili mbështet lëvizjet për të mbrojtur kryeministrin nga ndjekja penale e mundshme.

Emërimi i tij vjen disa ditë pasi parlamenti u shpërbë në përgatitje për zgjedhje të reja.

Netanjahu shkarkoi tre ditë më parë ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked. Partia e Shaked, e cila ishte pjesë e koalicionit të Netanjahut, nuk mori vende të mjaftueshme për t’u kthyer në parlament në zgjedhjet e majit.

Izraelitët do të kthehen në votime në shtator, pasi Netanyahu nuk arriti të marrë mbështetje të mjaftueshme nga partitë për të formuar një qeveri të re.

Ohana është një mbështetës i fortë i Netanjahut dhe ka dhënë mbështetjen e tij për një projekt-ligj të diskutueshëm, që i jep imunitet kryeministrit nga ndjekja penale.

Netanjahu është nën hetim për ryshfet dhe mashtrim dhe mund të paditet në muajt e ardhshëm. Ai i ka mohuar me forcë akuzat kundër tij.

 Ohana është një aktivist për të drejtat e homoseksualëve që mbështet martesën e të njëjtit seks, e cila nuk njihet në Izrael, përveç rasteve kur kryhet jashtë vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *