Gjatë mbrëmjes së kaluar, u dogjën dy makinat e Gjelina Kathit, kryetares së PD-së në Ulës, Mat. Në një prononcim për “Fax News”, Kalthi ka pranuar ngjarjen ndërsa dyshon se prapa djegies së makina ka qëllime politike. Ajo ka shtuar se ndihet e rrezikuar për jetën.
“Dje kam qenë në mbledhjen e kryesisë së PD në Burrel me bashkëshortin. Pasi mbaruam mbledhjen u nisëm drejt Ulzës në njësinë administrative Baz, pa arrit në Ulëz po në bashkësinë e Matit jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kusheri i imi.
Rreth ores 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulëz dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar i përgatitur pollitikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën”, është shprehur Kalthi.
Megjithatë policia nuk përjashton as pistat e tjera.