Vendosni fjalën kyçe....

I hodhi bojë në kokë rektorit, pezullohet studentja


Studentja Pranvera Paçi e cila derdhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi në datën 10 maj, do të humbasë vitin akademik.

Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuzi’ ka vendosur masën disiplinore pë të pezulluar deri në fundin e këtij viti akademik studenten e vitit të tretë, në degën Juridik. Si pasojë e këtij vendimi, studenja do të detyrohet që të përsërisë vitin akademik pasi nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fund vitit.

Studentja pasi i hodhi bojë rektorit në kokë, tha se e bëri këtë gjest për shkak të vendimit për të pezulluar një tjetër studente, e cila njëlloj si Paçi protestonte.

“Arsyeja e ndërmarrjes së këtij hapi ishte pas dhënies së vendimit për pezullim ndaj bashkë protestues time dhe një arsye tjetër kryesore është që anuloi takimin e Zv. ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan i cili do vinte në Shkodër në lidhje me problematikat e tona, përgjigje që ju dha amerikanit ishte se unë si protestuese kryesore e paskam kërcënuar dhe marrë me dhunë sallën, arsye qe nuk u zhvillua takimi.” deklaronte Pranvera Paçi.
Studentja e kishte parashikuar se një vendim i tillë mund të merrej edhe për të. Ajo shprehej e keqardhur nëse do e humbiste vitin duke hedhur poshtë sakrificat e bëra.

“Frika patjetër ekziston sepse ai veprim që unë e ndërmora më hedh poshtë tre vite sakrifice dhe pune për të marrë këtë shkollë, pasi këtë vit mund të më digjet diploma.”, janë fjalët e studentes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *