Vendosni fjalën kyçe....

Igli Tare “i hap derën” Milanit: Jam mirë te Lacio, por çdo gjë është e mundur


Igli Tare mund të bëjë goditjen e madhe duke kaluar te Milani si drejtor sportiv. Vetë Tare nuk e ka mohuar këtë kalim duke thënë se çdo gjë është e mundshme, edhe pse ndihet mirë te Lacio.

“Jam në një klub të madh dhe te Lacio është mjedis familjar. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira.” – ka thënë Tare.

Por më tej ai ka shtuar se në futboll çdo gjë është e hapur duke mos e hedhur poshtë një kalim të mundshëm të kuqezinjtë.

“Por interesimi i klubeve të tjera është pjesë e profesionit tonë. Nuk e parashikoj dot të ardhmen, por çdo gjë është e mundur.” – ka shtuar Tare, siç raporton Sportmediaset.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *