Irlanda do të jetë humbësi më i madh pas Brexitit. Kështu ka thënë Ministri i Financave të Irlandës.
Paschal Donohoe tha që Dublini poashtu do goditej rëndë nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.
“Ndërlidhjet janë të mëdha mes ishujve tona. Dëmi i ekonomisë irlandeze do shihej. Departamenti I financave ka thënë se pritet një ulje prej 5% e ekonomisë”, tha Donohoe.
Ai gjithashtu shtoi se Irlanda do ndikohej edhe shumë dekada më pas nga impakti i Brexitit.
“Disa punë mund të zhduken, disa të tjera do të duhej të ridefinoheshin. Shumë nga fëmijët tonë po kryjnë shkollimin ndërsa industria jonë nuk dihet se a do mund të I punësoj të gjithë ata”
Këto komente Donohoe i ka bërë në Dublin ën një kongres të Federatës Evropiane të Sindikatave.
Britania e Madhe ka afat deri me 31 tetor për të arritur një zgjidhje ose do largohet pa marrëveshje nga blloku.