Vendosni fjalën kyçe....

Ishin dënuar në  Shqipëri, ekstradohen nga Anglia dhe Belgjika dy persona


Dy shtetas të kërkuar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar janë ekstraduar nga Londra dhe Belgjika.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit Kreshnik Kule, 35 vjeç. dhe nga Londra u ekstradua drejt vendit tonë shtetasi shqiptar, S.P. 40 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Kreshnik Kule është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pas informacioneve të dërguara nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas në bashkëpunim me të atin, në vitin 2008 kanë mashtruar një shtetas shqiptar dhe i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 30.000 $) duke i premtuar që do të mundësonin dërgimin e tij dhe të familjes së tij në Kanada”-thuhet në njoftim.

Shtetasi S.P. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në Mars të vitit 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikim monedhash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, ose vizave”-përfundon njoftimi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *