Vendosni fjalën kyçe....

Mane tani kërkohet nga gjysma e Europës, në garë edhe klubi gjerman


Bajerni i Mynihut është në kërkim të një sulmuesi për sezonin që vjen dhe dy emrat e fundit që kanë dalë në dritë janë 18-vjeçari Hudson-Odoi i Çelsit dhe 23-vjeçari Mane i Liverpulit.

Lajmi është publikuar nga francezja L’Equipe, që shkruan se bavarezët po e ndjekin me shumë vëmendje lojtarin që është një nga emrat që pritet të afrohen në merkaton e verës.

Megjithatë duhet thënë se Bajerni e ka refuzuar më herët Mane, i cili u transferua asokohe te Southampton dhe Bajerni vendosi të investonte për brazilianin Douglas Costa.

Aktualisht vlera e Mane llogaritet në rreth 85 milionë euro dhe sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2023 me Liverpulin. Sipas mediave gjermane, duket thuajse e pamundur që ky operacion të ndodhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *