Kryeministrja britanike May ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga kreu i Partisë Konservatore, por lajmëroi se do të mbetet kryeministre derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.
May njoftoi dorëheqjen e saj dy javë më parë, duke thënë se ndjente keqardhje që nuk ishte në gjendje të mbyllte marrëveshjen e Brexit.
11 deputetë konservatorë konkurojnë për ta zëvendësuar May-in si udhëheqës të partisë dhe për postin e kryeministrit.
May do të mbetet udhëheqëse e përkohshme, ndërsa zhvillohet gara. Mbretëria e Bashkuar kishte për qëllim të largohej nga Bashkimi Evropian më 29 mars.
Gjithsesi data u shty në 12 prill dhe përfundimisht u shty përsëri më 31 tetor pasi May nuk arriti të bindë deputetët që të miratonin marrëveshjen e saj.
Ajo njoftoi dorëheqjen e saj, duke thënë se kishte bërë gjithçka që mundi për të bindur deputetët për të mbështetur marrëveshjen e tërheqjes që kishte negociuar me Bashkimin Evropian dhe se tani ishte koha që një kryeministër i ri të përpiqej të përfundonte Brexit.