Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, këngëtari amerikan që ka fituar 6 çmime “Grammy” Dr John.
“BBC” shkruan se Dr John ka pësuar atak në zemër të enjten e 6 qershorit.
“Gjatë ditës më 6 qershor, legjenda e muzikës Malcolm John Rebennack, Jr, i njohur si Dr John, vdiq nga një atak në zemër”, -u tha në një deklaratë.
Këngëtari i Rock and Roll Hall of Fame bënte muzikë duke kombinuar zhanret e blues, pop, jazz, boogie woogie dhe rock and roll.
Karriera e Dr John filloi në fund të viteve 1950, kur ai u bë i njohur si pianist dhe këngëtar në skenën muzikore të Neë Orleans, përpara se të fitonte famë si interpretues solo me publikimin e “Gris-Gris” në vitin 1968.
Dr John, i cili ka luftuar me varësinë ndaj heroinës, mund të jetë më i njohur për hitin e tij të vitit 1973, “Rihgt place, wrong time”.