Uashingtoni ka vendosur të ndërpresë stërvitjen e pilotëve turq të avionëve F-35 pas përplasjes mes vendeve lidhur me sistemin raketor rus S-400.
SHBA ka vendosur të ndalojë pranimin e pilotëve të rinj si pjesë e programit të trajnimit me Turqinë, raporton Reuters, duke cituar zyrtarët.
Aktualisht, katër pilotë dhe 47 personel ushtarak janë duke u stërvitur në bazën ajrore të Lukës në Arizona, ku ata mësohen se si të mbajnë dhe drejtojnë avionët e gjeneratës së pestë.
Për momentin nuk është vendosur nëse ndërprerja do jetë përfundimtare apo e përkohshme, deri në vendosjen së çfarë do ndodhë në dialogun mes palëve.
Javën e shkuar u raportua se SHBA-ja ishte duke konsideruar seriozisht pezullimin e të gjithë trajnimit për ushtarakët turq, pasi Ankaraja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh me Moskën, duke i kushtuar pak vëmendje ultimatumeve të Uashingtonit.
Ankaraja ka thënë më herët se blerja e S-400 është një marrëveshje e vendosur dhe nuk është tërhequr përballë kërcënimeve amerikane.