Vendosni fjalën kyçe....

Reja provon formacion sulmues ndaj Islandës


Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, pritet të përdorë një formacion sulmues në ndeshjen ndaj Islandës, e para e tij në drejtim të ekipt kuqezi.

Ai do i besojë së njëjtës skemë që ka përdorur në pjesën më të madhe të karrierës së tij si teknik.

Ekipi është grumbulluar në Durrës ku do niset drejt Islandës për t’u ndeshur me këtë formacion para se të kthehet në Shqipëri ku do presë Moldavinë. Skema që do përdorë Reja është 3-5-2 ndërsa mungesa për Shqipërinë janë ato të Memushajt dhe Strakoshës.

Tekniku është shprehur se shkon në Islandë për rezutat pozitiv edhe pse është i vetëdijshëm se ndaj Islandës nuk do jetë aspak e lehtë. Megjithatë fryma në ekip është përmirësuar me ardhjen e Rejës gjë që është pohuar nga vetë lojtarët në deklaratat për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *