Vendosni fjalën kyçe....

Rodrigo Duterte: Kam qenë gay, por më shëruan gratë e bukura


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka deklaruar se në një periudhë të jetës së tij ka qenë gay, por është “shëruar me ndihmën e femrave të bukura”.

Duterte i bëri këto komente të enjten, gjatë një eventi në Tokio përballë një turme me filipinas.

Pasi akuzoi kundërshtarin e tij politik senatorin Antonio Trillanes IV se ishte homoseksual, Duterte tha se edhe ai vetë ndjen se ishte “pak homoseksual”, kur ishte i martuar me ish-gruan e tij, Elizabeth Zimmerman. Martesa e tyre u anulua në vitin 2000.

Duterte vazhdoi duke thënë se ai ishte “shëruar” pasi takoi partneren aktuale Honeylet Avanceña.

“U bëra përsëri burrë, kështu që gratë e bukura më shëruan. Pas kësaj i urrej meshkujt e bukur, tani preferoj femrat e bukura.”, tha Duterte, citon “CNN“.

Përmes këtij fjalimi, Duterte duket se po përpiqej të fyente Antonio Trillanes, një senator i cili është kritik i ndaj qasjes së presidentit për luftën ndaj drogës dhe e akuzon se është homoseksual.

Duterte ka një histori deklaratash kontradiktore rreth komunitetit LGBT.

Në vitin 2016, Duterte e quajti ambasadorin amerikan në vendin e tij “i biri gay i një kur*e” në një fjalim, duke bërë që diplomatët amerikanë të ngrinin çështjen në Washington.

Në mars të 2017-ës, Duterte tha se ai ishte kundër martesave brenda të njëjtit seks dhe se kjo nuk do pranohej në Filipine. Por më vonë atë vit, ai tha se të drejtat e komunitetit LGBT do të mbrohen gjatë presidencës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *