Sot rreth 36 134 maturantë maturantët nisin provimet. Në orën 10:00 nis provimi i gjuhës së huaj në mjediset e shkollave dhe do të zgjasë dy orë e gjysmë.
Në ndryshim nga viti i kaluar që niveli i gjuhës së huaj ka qenë B1, këtë vit do të bëhet B2, kjo për shkak se nuk ka më gjuhë të huaj me zgjedhje.
Provimi i gjuhës së huaj, ashtu sikurse të gjitha provimet e tjera do të jetë me 60 pikë në total. Do të ketë pyetje me alternative dhe me zhvillim si dhe një ese.
Pas pesë ditësh, maturantët do t’i nënshtrohen testimit të dytë, atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe më 17 qershor është provimi i matematikës.
Provimet e maturës shtetërore përfundojmë më 24 qershor, me lëndën me zgjedhje.
Për 15 nxënës do të ketë një mësues mbikqyrës si dhe nuk do të mungojnë bllokuesit e valëve, për të pasur një proces të drejtë testimi.