Templates by BIGtheme NET

Studentët në provim, teza e anglishtes në rrjet

Publikohet teza e provimit të anglishtes. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto të tezës së provimit të aglishtes, që kanë përfunduar tek ai pas denoncimit të një nxënësi nga Kukësi.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha, akuzohen nëndrejtorët e shkollave se kanë nisur të shpërndajnë tezën në këmbim të votave.

“Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! sb

Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!”, shkruan Berisha.

Në këto momente maturantët po i nënshtrohen provimit dhe kanë edhe 1 orë kohë përpara se të përfundojnë, por tanimë teza e tyre qarkullon në rrjet ashtu sikurse ka ndodhur dhe në vitet e shkuara.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto