Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Branko Latinovic, ka konfirmuar se trajneri dhe dy lojtarë serb të Kombëtares malazeze nuk do të luajnë kundër Kosovës në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në Podgoricë.
“Vijesti”, media malazeze bën me dije se kombëtarja e tyre është në kaos para Kosovës, pasi presioni i serbëve, e ka shthurur ekipin.
Me shumë mundësi Ljubisa Tumbakoviç, trajneri i Malit të Zi dhe dy lojtarët e skuadrës serbe të Crvena Zvesdës, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkoviç, nuk do të luajnë në këtë sfidë, pasi kanë marrë presione nga Serbia. Të tre k kanë origjinë serbe dhe janë kërcënuar nga shteti i tyre.
Presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, po mendon t’i largojë nga Kombëtarja, por deri tashmë nuk është marrë një vendim final. Ky është një rast që politika po fiton ndaj futbollit.
Në mbrëmje pritet të jetë Sasa Jankoviç, ndihmës trajneri, ai që do të ulet në stolin e Malit të Zi, sipas të gjitha gjasave, por mbetet të zyrtarizohet.