Vendosni fjalën kyçe....

125 protestues nudo para zyrave të “Facebook”, rrjeti social detyrohet të rishikojë politikat e lakuriqësisë


Protestues nudo u mblodhën jashtë zyrave të “Instagram” dhe “Facebook-ut në Nju Jork të dielën e 2 qershorit për të demonstruar kundër censurës së lakuriqësisë artistike.

125 artistë u shtrinë lakuriq jashtë zyrave të mediave sociale, politikat e të cilave lejojnë lakuriqësinë në skulptura dhe piktura, por jo në fotografi.

Sikurse shkruan pinknews, protestuesit i mbulonin organet e tyre gjenitale me fotografi të thithkave të meshkujve, për të nxjerrë në pah pabarazinë gjinore në politikat ekzistuese të lakuriqësisë.

Demonstrata e quajtur “We The Nipple” u organizua dhe u fotografua nga artisti Spencer Tunick në bashkëpunim me Koalicionin Kombëtar kundër Censurës (NCAC).

Në përgjigje “Facebook” tha se ka rënë dakord të thërrasë një grup – duke përfshirë artistë, edukatorë të artit, kuratorë muzesh, aktivistë dhe punonjës – të marrin në konsideratë udhëzimet e reja për imazhet e postuara në platformat sociale-mediale, shkruan artnews.

NCAC tha se do të bashkëpunojë me Facebook në përzgjedhjen e pjesëmarrësve për një diskutim për të parë çështjet që kanë të bëjnë me artin fotografik nudo, mënyrat se si censura ndikon tek artistët dhe zgjidhjet e mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *