Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryqëzimin e Binishtit në Fishtë të Lezhës. Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një makine me një motor.
Të dy të plagosurit nga Kosova po udhëtonin me motor. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
“Në autostraden Lezhë-Shkodër,në vendin e quajtur “Kryqezimi i Blinishtit” mjeti tip Benz me drejtues shtetasin N.M., banues në Shkodër është përplasur me mjetin motorr tip BMW me drejtues shtetasin I.S., banues në Prizren.
Si pasojë e përplasjes, ka marrë demtime shtetasja S.S.,banuese në Prizren, që ndodhej si pasagjere në mjetin motorr me drejtues I.S.e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.