Vendosni fjalën kyçe....

Basha fton shqiptarët në protestë: Investimi më krenar për fëmijët


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar spotin e radhës për protestën që pritet të mbahet sot në orën 19:00 në Tiranë.

Kreu i opozitës fton shqiptarët të marrin pjesë në protestë me këto fjalë: “Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas!”.

Në spotin e publikuar vihet në dukje hendeku i thellë mes varfërisë së popullit dhe pasurisë së qeverisë. Thuhet se 60 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë dhe 50 mijë të tjerë detyrohen të punojnë ose lypin, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpenzon 1.6 milion euro për zyrën e tij luksoze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *