Basha ka deklaruar para qytetarëve të mbledhur në selinë e PD-së, se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në realizimin e misionit të saj për largimin e kryeministrit Rama dhe vendosjes e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Sot ne jemi shumica. Nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij kriminale. Do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Jemi bashkë për një kauzë të drejtë dhe jo për pushtet në tavolinë.” – tha Basha.
Më tej ai tha se sovrani ka folur dhe se të gjithë shqiptarët janë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe se zëri i sovranit nuk mund të injorohet.
“Forca e pandalshme është populli, jeni ju. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë pjesëmarrje gjigante edhe në këto 4 muaj protestash të fuqishme. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet. Bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë, Rama ik. Askush nuk mund ti vendosë më çizmen despotike popullit, askush dhe aq më pak kreu u bandës kriminale në pushtet. Forca jonë, forca juaj sa vjen dhe shtohet siç shtohen radhët e protestave tona, siç bëhet çdo orë dhe çdo ditë bashkimi ynë, bashkimi moral, politik me moton “Shqipëria si gjithë Evropa. Ndaj sot kulari sot është vendosur në qafën e tiranit. Planet ogurzeza të provokatorëve të dhunës duan të zhbëjnë trajektoren e ngjarjeve që do të rrëzojnë tiraninë. Gazi që hodhën ndaj protestuesve krejtëissht paqësor është me qëllim për ta kthyer në një natë dhunë, e një bande kriminale që u kap duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017. Kjo përpjekje rezultoi e dështuar.” – shtoi Basha.