Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet punishtja e prodhimit të fishekzjarreve në Shkodër


Bllokohet nga policia 1 punishte artizanale në qytetin e Shkodrës, brenda së cilës prodhoheshin fishekzjarre.

Sipas policisë, në dyqanin e shtetait me inicialet K.K u sekuestruan një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Policia ka proceduar edhe një tjetër shtetas me inicialet A.K, sepse pas një kontrolli në banesën e tij, u gjetën  85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë.

Detajet e policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër.

Nga kontrolli në dyqanin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.
Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *