Vendosni fjalën kyçe....

Islanda mposht Shqipërinë, ndërlikohet situata për kombëtaren


Kombëtarja shqiptare e ka humbur ndeshjen e tretë në grup, e para nën teknikun Reja.

Ekipi shqiptar bëri një fillim të mirë duke ushtruar presion ndaj Islandës por vendasit arritën të shënonin një gol të thjeshtë me anë të Gudmundsson, i cili arriti të shmangë 3 mbrojtës brenda zonës.

Pas kësaj ekipi islandez arriti ta kontrollojë takimin kurse Shqipëria edhe pse u përpoq u shfaq e pafuqishme në fazën sulmuese.

Pas 3 ditësh ekipi i Rejas pret Moldavinë në Elbasan Arena kurse Islandë do presë Turqinë. Aktualisht Shqipëria ka 3 pikë në llogari pas dy humbjesh, me Turqinë dhe Islandën dhe një fitoreje ndaj Andorrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *