Jelekët e Verdhë s’i ndalin protestat që tashmë kanë mbërritur në javën e 30-të radhazi. Tensionet kanë qenë të lartë sidomos në Montpellier, ku shpërthyen përleshje midis demonstruesve dhe policisë.
Rreth 2.000 protestues u mblodhën në qytetin jugor francez, që konsiderohet të jetë një nga kështjellat kryesore të të gjithë lëvizjes së Jelekëve të Verdhë sipas të dhënave të policisë.
Demonstrata menjëherë u shkallëzua në përleshjet me policinë, së paku 6 vetë thuhet se u arrestuan.
Policia tha se protestuesit i gjuajtën me predha të ndryshme ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotsjellës që përfshiu rrugët e ngushta të qendrës së qytetit. Oficerët e policisë ishin të pranishëm në vendngjarje në numër të madh dhe të mbështetur nga kamionë me ujë.