Vendosni fjalën kyçe....

Kriza në Sudan, ushtria arreston përfaqësues të opozitës


Forcat e sigurimit të Sudanit kanë arrestuar tre figura të rëndësishme të opozitës pas takimit të tyre me kryeministrin etiopian, i cili ishte në Khartoum, në përpjekje për të rifilluar bisedimet për paqe.

Politikani i opozitës Mohamed Esmat u arrestua të premten pas takimit me kryeministrin Abiy Ahmed, shkruan “BBC“.

Ismail Jalab, një udhëheqës i grupit rebel SPLM-N dhe zëdhënësi i tij Mubarak Ardol u arrestuan gjithashtu mëngjesin e së shtunës.

Arrestimi i zyrtarëve të opozitës, vjen pas sulmit ndaj protestuesve pro-demokracsë ku humbën jetën dhjetëra prej tyre.

Liderët e protestës kanë kundërshtuar ofertën për bisedime nga Këshilli Ushtarak Kalimtar, duke thënë se nuk është më i besueshëm pas gjakderdhjes.

Sudani kontrollohet nga Këshilli Ushtarak Kalimtar që kur protestat e opozitës çuan në rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në prill, pas sundimit autoritar prej 30 vjetësh.

Ushtria premtoi tranzicionin në sundimin civil, derisa forcat e sigurisë hynë të hënën dhe hapën zjarr ndaj protestuesve.

Demonstruesit kishin pushtuar sheshin përpara selisë ushtarake, ndërsa përfaqësuesit e tyre kishin negociuar me këshillin ushtarak dhe ranë dakord për një tranzicion trevjeçar që do të kulmonte në zgjedhje.

Por të hënën, forcat e sigurisë hapën zjarr mbi protestuesit e paarmatosur në shesh. Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i këshillit ushtarak, njoftoi se marrëveshja u anullua dhe zgjedhjet do të bëheshin brenda nëntë muajve. Si pasojë humbën jetën 46 protestues.

Këshilli Ushtarak duket i inkurajuar nga mbështetja politike dhe financiare që ka marrë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, vende të cilat nuk janë të prirura për demokraci të plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *