Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ikja e Ramës zgjidhja e vetme, shqiptarët s’mund të punojnë për oligarkët dhe kriminelët e Ramës


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se qytetarët protestojnë për të drejtat e tyre dhe se të gjithë protestojnë kundër politikave diskriminuese të kryeministrit Rama.

“Mendoj që gjithë këta qytetarë që janë sot në rrugë nuk janë për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithë këta shqiptarë gjenden sot në protestën e tyre paqësorë. Pse e them paqësore? Sepse janë mashtruar në mënyrën më të tmerrshme. U janë premtuar 300 mijë vende pune, janë larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Ju është premtuar energji elektrike më e lirë, por është rritur çmimi.  Ju është premtuar taksa të ulëta, u janë rritur taksat, u janë mbyllur vendet e punës, po largohen fëmijët. Ju është premtuar shëndetësia falas, por është shëndetësia më e lartë në rajon. Ju është premtuar arsim i barabartë përkundrazi kemi diskriminim dhe genocid psikologjik të fëmijëve nëpër shkolla. Njerëzit sot nuk janë as për OPD, as për LSI as për flamuj politik. Njerëzit sot janë në bulevardin dëshmorët e kombit sepse kërkojnë jetë më të mirë për veten e tyre, për familjarët e tyre. Nuk mund të shikojmë realitetin shqiptar me sytë e Edi Ramës. Sythe e shqiptarëve janë me miliona që shikojnë në mënyrat më të ndryshme. Secili nga ne e shikon bën mënyrën e vet por të gjithë një qëllim kemi që tu garantojmë fëmijëve tanë një jetë më të mirë, të ardhmen, punën , sigurinë. Unë mendoj që nuk ka njeri sot në atë protestë në bulevard që të flasë për politikë. Nuk duan t’ja dinë shqiptarët për karriget e politikanë, kanë hall për fëmijët e tyre, duan punë, duan mundësi, diskutojnë sot si asnjëherë tjetër këtë situatë kaq të keqe dhe akoma më shumë e kapur dhe një qeveri e tërë që punon për një grusht njerëzish. Punon për 5 klientë të Edi Ramës dhe 5 grupe kriminale të tij.” – tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se për të nuk ka rëndësi nëse bëhen apo jo zgjedhjet duke theksuar se Rama duhet të ikë pasi është bërë kryeministër me votat e krimit të organizuar.

“Mendoj që gjithë këta qytetarë që janë sot në rrugë nuk janë për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithë këta shqiptarë gjenden sot në protestën e tyre paqësorë. Pse e them paqësore? Sepse janë mashtruar në mënyrën më të tmerrshme. U janë premtuar 300 mijë vende pune, janë larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Ju është premtuar energji elektrike më e lirë, por është rritur çmimi.  Ju është premtuar taksa të ulëta, u janë rritur taksat, u janë mbyllur vendet e punës, po largohen fëmijët. Ju është premtuar shëndetësia falas, por është shëndetësia më e lartë në rajon. Ju është premtuar arsim i barabartë përkundrazi kemi diskriminim dhe genocid psikologjik të fëmijëve nëpër shkolla. Njerëzit sot nuk janë as për OPD, as për LSI as për flamuj politik. Njerëzit sot janë në bulevardin dëshmorët e kombit sepse kërkojnë jetë më të mirë për veten e tyre, për familjarët e tyre. Nuk mund të shikojmë realitetin shqiptar me sytë e Edi Ramës. Sythe e shqiptarëve janë me miliona që shikojnë në mënyrat më të ndryshme. Secili nga ne e shikon bën mënyrën e vet por të gjithë një qëllim kemi që tu garantojmë fëmijëve tanë një jetë më të mirë, të ardhmen, punën , sigurinë. Unë mendoj që nuk ka njeri sot në atë protestë në bulevard që të flasë për politikë. Nuk duan t’ja dinë shqiptarët për karriget e politikanë, kanë hall për fëmijët e tyre, duan punë, duan mundësi, diskutojnë sot si asnjëherë tjetër këtë situatë kaq të keqe dhe akoma më shumë e kapur dhe një qeveri e tërë që punon për nj grusht njerëzish. Punon për 5 klientë të Edi Ramës dhe 5 grupe kriminale të tij.” – shtoi Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi gjithashtu se është dakord me deklaratat e zv.asistent Sekretarit të Shtetit, Palmer, duke thënë se protestat e opozitës kanë qenë paqësore, duke akuzuar policinë për provokim.

“Jam shumë dakord me deklaratat e z. Palmer. Mos harroni që protestat kanë qenë paqësore, mos harroni që të gjithë episodet e dhunës kanë qenë të provokuara nga policia dhe kanë qenë vetë qytetarët që i kanë denoncuar dhe i kanë nxjerrë nga turma provokuesit. Ka edhe diçka tjetër që z. Palmer, e respektoj këtë, që nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kjo është diçka shumë e mirë, sepse krizën në fund të fundit ne do ta zgjidhim. Z. Palmer jeton në SHBA, paguan taksat atje dhe shteti i vet i përgjigjet me çdo gjë. Ne jetojmë në Shqipëri, paguajmë taksa më të shtrenjta në përqindje se z. Palmer në Amerikë dhe prapë shteti jo vetëm që s’të përgjigjet, por përkundrazi të grabit akoma më shumë.” – mbylli Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *