Qytetarët janë zhvedosur para parlamentit pas thirrjes së kreut të opzitës së bashkuar Basha.
Në fjalën e tij para qytearëve, Basha tha se largimi i Edi Ramëes ëhstë i panegociueshëm dhe se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në largimin e tij.
Ai tha se Rama me dhunë e ka marrë pushteti dhe po bën çmos që ta mbajë atë me dhunë.
“Me dhunë e ka marrë pushtetin dhe mendonte se me dhunë do e mbante, i kapi të gjitha.
I kapi të gjitha, parlament e qeveri, prokurori e shërbim sekret, kapi gjykatat, shkatërroi kushtetuesen dhe të lartën, kapi të gjithë organet e drejtësisë dhe mendoi se do nënshtronte popullin. Sot ka kapur çdo institucion. Institucioni i vetëm është populli e sovrani. Le ta dëgjojë thirrjen tuaj, Rama ik. Java që shkoi tregoi të vërtetën e këtij sistemi kriminal. Evropa foli qartë. Ka një pengesë për hapjen e negociatave, ajo është Shqipëria nën sundimin e shtetit të bërë njësh me krimin. Ajo është qeveria e ardhur me votën e krimit, ai është kryeministri i Avdylajve, ndaj le ta hapim rrugën e bllokuar nga Edi Rama, rrugën tonë drejt Europës, Rama ik.” – tha Basha.
Më tej ai tha se Shqipëria nuk mund të jetë më ajo që do Rama, Avdylajt, Ymer La,a Elvis Roshi e të tjerë kriminelë e oligarkë. Ai theksoi se opozita e bashkuar nuk mund të merrte pjesë në një proces elektoral fars.
“Boll më me Shqipërinë që do Edi Rama, Astrit Avdylaj, Ymer Lala, Taulant Balla, kriminelët e oligarkët. Boll më me Shqipërinë e një grushti zuzarësh. Të luftojmë tani për Shqipërinë e çdo shqiptar, Rama ik. Kush mendonte se PD dhe aleatët tanë opozitarë do të pranonin një tjetër proces fals zgjedhor, të diktuar nga krimi, kush i kërkonte opozitës të hynte në zgjedhje me Avdylaj, Shullazët, ymër Lalën, kush kërkonte të hynte në zgjedhje me një km të kapur në flagrancë duke vjedhur zgjedhjet është tmerrësisht naiv. Ne jemi mbledhur sonte, sepse na bashkojnë vlerat tona, vlerat shqiptare, vlerat europiane, amerikane, vlerat e vërteta, jo ato që shiten e blihen, vlerat e perëndimit na bashkojnë. Largimi i Edi Ramës vetëm hapi i parë.” – shtoi ai.
Bashatha se Rama është koka e shtetit kriminal dhe se opozita nuk do pranojë asgjë përveç normave të BE-së dhe SHBA-së.
“Edi Rama është koka e shtetit kriminal, shtetit të bërë njësh me krimin. Edi Rama duhet të largohet. Rama ik. Ndaj në emrin tuaj dua të siguroj këdo, mik e aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike, se normat e standardet e SHBA-ve. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force e vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rama ik. Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet. Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë të drogës dhe të Besos së Tajvanit. Kush ka veshë ta dëgjojë. Kush nuk di anglisht t’ia përkthejë. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm, Rama ik. Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, i një njeriu që për pushtetin e karrigen e tij, solli krimin në parlament dhe në institucione. Ky vend është mbajtur për një kohë të gjatë peng i një njeriu të vetëm që kanabizoi Shqipërinë.” – mbylli Basha.