Vendosni fjalën kyçe....

Mes fotosh dhe videosh protesta e 13-të e opozitës së bashkuar


Protesta e 8-të kombëtare dhe e 13-ta gjithsej e opozitës së bashkuar u papari nga vendimi i presidentit Meta për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i shtyrë ato.

Pas këtij lajmi, kryeministri Rama nga Berati paralajmëroi se zgjedhjet do parashikoheshin siç ishte vendosur më herët ndërsa tha se e priste prej kohësh një vendim të tillë.

Mijëra protestues u nisën nga të gjitha rrethet e vendit për të marrë pjesë në protestën e 8-të kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar.

Ata u mblodhën para kryeministrisë në orën 19:00 duke mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha deklaroi se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës, vendim i panegociueshëm sipas kryedemokratit.

Më pas ai u bëri thirrje qytetarëve që të zhvendoseshin para parlamentit. Qëndrimi aty nuk vijoi gjatë dhe fishekzjarreve të protestuesve, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Në fund Basha mbajtiu fjalën para qytetasrëve në selinë e PD-së, ku ritheksoi qëndrimin e palëkundur të opozitës që bashkuar për dorëheqjen e Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protesta e sotme nuk pati përplasje mes qytetarëve dhe policisë, pas thirrjeve të Bashës. 

Pas vendimit të Metës, kryeministri Rama ka thirrur nesër një mbledhje urgjente me deputetët e PS-së, ndërkohë nuk ka ndonjë njoftim për protestën e ardhshme të pozitës.  /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *