Vendosni fjalën kyçe....

Mesut Özil martohet me modelen turke, prania e Erdoganit në dasmë nuk pritet mirë në Gjermani


Lojtari i Arsenalit, Mesut Özil, është martuar me ish-missin e Turqisë, Amine Gulse, me një ceremoni festive në brigjet e Bosforit, në një nga hotelet më të shtrenjta të Stambollit.

 I ftuari i veçantë në këtë dasmë ishte pikërisht presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjë e cila nuk është pritur mirë në Gjermani.

Videot e publikuar menjëherë pas ceremonisë së dasmës në Stamboll, tregojnë mesfushori 30-vjeçar duke vallëzuar me nusen.

Gjatë betimeve, pranë çiftit qëndronte Erdogan i qeshur dhe gruaja e tij Emine.

Sikurse shkruajnë mediat gjermane, përfshirja e Erdoganit në dasëm, për më tepër si “best man” ka të ngjarë të krijojë më shumë publicitet se vetë dasma. “Deutche Welle” në shkrimin për martesën e futbollistit, nuk lihet pa përmendur dhe situata e vështirë e tij në këtë sezon, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin e angazhimit të tij.

Özil, i cili ka lindur në Gjermani nga prindër turq, u dënua vitin e kaluar pse ai doli në fotografi me Erdogan përpara zgjedhjeve në Turqi dhe përpara Kupës së Botës në Rusi.

Polemikat e detyruan atë të largohej nga ekipi kombëtar, pas rezultatit të dobët të Gjermanisë në Kupën Botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *