Miley Cyrus është ndeshur me një incident gjatë vizitës së saj në Barcelonë javën e kaluar. Kur këngëtarja po kalonte me bashkëshortin e saj Liam Hemsëorth mes turmës në Barcelonë, një burrë e kabi atë me forcë nga flokët dhe tentoi ta puthte me dhunë, por Miley arriti t’i shmangte buzët e tij duke kthyer kokën në anën tjetër.
Punonjësit e sigurisë e larguan më pas fansin, ndërsa Miley nuk qëndroi pas Liam. Ai i vuri dorën në krah dhe e mori përpara.
Shumë fansa komentuan se Miley vetë e kërkoi për shkak të veshjes tepër seksi, kështu që këngëtarja tepër e indinjuar u ktheu përgjigje të gjithëve përmes postimeve në “Instastory”.
“Ajo mund të veshë ç’të ketë qejf. Mund të jetë e virgjër. Mund të flerë me 5 njerëz njëkohësisht. Mund të jetë me bashkëshortin. Mund të jetë me shoqen. Mund të jetë lakuriq. Por, nuk mund ta kapësh pa dëshirën e saj. Mos u kruani me lirinë time”, shkruan Miley.
Këngëtarja amerikane ka publikuar albumin e saj të ri “She is coming” dhe ka lajmëruar publikimin edhe të dy përmbledhjeve të tjera muzikore me nga 6 këngë.