Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që u mblodhën para Parlamentit pas thirrjes së kryedemokrati Basha.
Teksa protesutesit hodhën fishekzjare në drejtim të policisë që ruante hyrjen e parlamentit, efektivët u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Sekretari i PD-së, Bardhi, u bëri thirrje qytetarëve që të shpërndaheshin qetësisht.
Një pjesë e madhe e tyre janë mbledhur në oborrin para selisë së PD-së, ndërsa një pjesë e tyre qëndrojnë ende në dy anët e rrugës anash Parlamentit.