Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Metës nga Berati: Zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Berati se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen.

Teksa prezantonte kandidatin për kryebashkiak, Ervin Demo, Rama tha se zgjedhjet nuk janë të Presidentit apo të partive, por të shqiptarëve.

“Më 30 qershor do të bëjmë zgjedhje sepse zgjedhjet nuk janë as të partive as të Presidentit por janë të populli shqiptar. E kuptoni se ku duan ta çojnë Shqipërinë këta. Çfarë duan të bëjnë këta me Shqipërinë. Që ky vend nuk bëhet dhe në këtë vend ne çdo shesh do bëjmë përsheshin tënd, por ne nuk do t’ju lejnë. Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do humbin. Zgjedhjet me 30 qershor do të zhvillohen dhe Meta bëri gabim përsëri. Më 30 qershor do ketë zgjedhje, ato nuk janë as të opozitës dhe as të Presidentit. Ata kanë qëllim të shkatërrojnë zgjedhjet”

Kjo në fakt kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një përpjekje e dështuar e një grupi të dëshpëruarish që po humbin në mënyrë të dëshpëruar.” – tha ndër të tjera Rama.

Rama tha ndër të tjera se opozita nuk futet në zgjedhje pasi është e sigurt se i humb.

Ai e quajti një aventurë lëvizjen e opozitës për të djegur mandatet, daljen nga parlamenti dhe mosregjistrimin për zgjedhje ndërsa theksoi se opozita nuk e befason dot pasi ishte përherë 3 hapa përpara saj.

“Nuk më surprizojnë dot sepse jam përherë 3 hapa para tyre. Siç nuk më kanë befasuar dhe janë habitur kur e kanë pësuar ashtu siç do surprizohen edhe kësaj radhe”. – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *