Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërcënon opozitën dhe qytetarët: Kush bën zarare, do ndëshkohet


 

Kryeministri Edi Rama kërcënon mbështetësit e opozitës se do të ndëshkohen me ligj, e madje do përfshihen në listën e zezë të kriminelëve që s’lejohet të hyjnë në BE. Rama kërcënoi opozitën se nuk do lejohen të shkelin në BE e as në SHBA.

“Në 3 qershor do ndodhin këto dy gjëra:

Së pari do bëhen zgjedhjet dhe do të nisë mandati i ri i qeverisjes vendore për 4 vitet e ardhshme.

Së dyti, do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit të gjithë ata që do të gabojnë duke shkuar pas Berihajit, dhe jo vetëm që do të përballen me një nga ligjet më të ashpra që ka ky vend sepse ligji është bërë në konsensus kur plaku ishte kryeministër.

Që në momentin që do të fillojë procedimi penal, do të ndalohen të dalin jashtë shtetit dhe pastaj kur të dalin nga aty brenda ku do përfundojnë, do mbeten këtu brenda se nuk do ketë kufi në Itali, Greqi e kudoqoftë në kufijtë e BE ku do mund ta kalojnë kontrollit të policisë pasi do kthehen mbrapsht si pjesë e listës së zezë të kriminelëve ku nuk lejohen të kalojnë BE. Flasim për BE-në se në SHBA do jetë më keq. Jo personalisht por edhe familjarisht do të humbasin të drejtën për të shkelur në SHBA dhe kjo nuk do të fillojë nga ata, por do të fillojë nga këta kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë e për përmbysje, e vullnetin e sovranit që do çojë deri në fund revoluvionin e tyre imagjinar.  Kush nuk e beson këtë, ti bëjë një telefon plakut e ta pyesi: Është e vërtetë që ndodh kushtu kush bën zarare? Nëse plaku thotë jo atëhere më pyesni mua se do ua sqaroj unë dhe për plakun.”, tha Rama gjatë një takimi në Çorovodë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *