Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet për në shtator hapja e xhamisë së parë në Athinë


Ministri grek i arsimit, Kostas Gavroglou, tha të premten se Athina do e hapë xhaminë e saj të parë të sponsorizuar nga shteti në muajin shtator, kur projekti i ndërtimit prej 850,000 eurosh do të përfundojë.

“Së shpejti lutjet e para do të bëhen nga imami,” citoi Reuters të thoshte Gavroglou.

Ka xhami në pjesë të tjera të vendit, e cila ka një popullsi kryesisht të krishterë ortodokse, por kryeqyteti, Athina, nuk ka pasur një xhami formale që prej vitit 1833.

Më shumë se 200,000 myslimanë nga vendet aziatike, përfshirë Pakistanin, Sirinë, Afganistanin dhe Bangladeshin jetojnë në kryeqytetin grek.

Greqia ka komunitetin e vet mysliman, i cili përfaqëson rreth 2 përqind të popullsisë që jeton kryesisht në veri, ku ata kanë xhamitë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *