Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Shehu: Gjirokastra i ndezi motorët drejt Tiranës


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, thotë se mijëra protestues nga qarku i Gjirokastrës janë nisur drejt Tiranës për protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 19:00.

Sipas Shehut, bëhet fjalë për rreth 2400 protestues, mes tyre fermerë, intelektualë, studentë, punonjës, të pa pune, gra e burra. Ish-deputeti ka publikuar dhe disa foto të rrugëtimit të tyre.

“Qarku i Gjirokastres “ndez motorrat” drejt Tiranes!
Per tu perballur me Narkoshtetin nje ”karvan” impresionues protestuesish prej Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit ka filluar qe dje levizjen e tij per tu bere pjese e protestes.
Jane me shume se asnjehere sot, mbi 2400; ne rrugetim apo tashme ne Tirane.
Fermere, intelektuale, studente, punonjes, te pa pune, gra e burra, te gjithe te revoltuar nga qeverisja e Rilindjes, plot energji e besim ne ndryshimin, koshiente qe do te jene protagoniste te tij.
Dhe kane te drejte; vijne jo vetem te protestojne, por qe te imponojne ndryshimet duke i thene mjaft:
Varferise, pa punesise, mungeses se kujdesit per bujqesine e blektorine, pa mundesise per te studjuar e diplomuar, kushteve afrikane te shendetesise, arrogances e represionit shteteror, deformimit te demokracise e votes, te pesuara mbi ata, por tashme edhe te publikuara nga media nderkombetare.
Vijne te revoltuar nga shkelja e interesave tona kombetare, bllokimi i integrimit te vendit ne BE, cuarja e tij drejt “Lindjes”.
Vijne per te permbysur te “keqen”, per te ndertuar nje te ardhme dinjitoze.
Respekt per ata, respekt per te gjithe banoret e atij Qarku me vlera ta medha!”, shkruan Shehu.

Protesta e sotme do të jeta protesta e tetë kombëtare e opozitës, e cila kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *