Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vendimit të Metës për shtyrjen e zgjedhjeve. E para ishte Zëri i Amerikës, që njoftonte për vendimin e kreut të shtetit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.
Një tjetër media që shkruan lidhur me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve është Associated Press.
“Presidenti shqiptar anulon zgjedhjet, thekson klimën e tensionuar.” – është titulli i medias prestigjioze ndërkombëtare.
Kurse “New York Times” shkruan të njëjtën gjë duke shkruar se situata e tensionuar politike ishte theksuar nga presidenti si argument për shtyrjen e zgjedhjeve.
Me të njëjtin titull i hapin artikujt e tyre edhe Washington Post e abc News.
Media të tjera që i kanë bërë jehonë vendimit të Metës, janë Jerseyeveningpost, 660Citynews, Wfxl, Daily Echo, Citynews Calgary, The Canberra Time, Komonews, Wgme, Wjla, Miami Herald, CBS 12, Fredricsburg, etj.