Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjedhjet e 30 qershorit s’i luan topi, as Ilir Meta” – Taulant Balla


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka deklaruar nga Elbasani, se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen.

Ai theksoi se zgjedhjet nuk i luan as topi dhe jo më presidenti i vendit.

Balla tha se parlamenti është legjitim dhe se në vend do zhvillohen zgjedhje normale.

“Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President. Zgjedhjet nuk mund të lëvizin, këtu do zhvillohen zgjedhje normale. Të jeni të sigurtë se kandidatura është shumë e mirë. Qazimi ka bërë punë të shkëlqyer i jam mirënjohës. Ju them një gjë, jo vetëm zgjedhjet e 30 qershorit, që janë konfirmim edhe me ta edhe pa ata, ne këtu në Elbasan do kishim rezultat të shkëlqyer. Këto zgjedhje kanë specifikë të vecantë. Kemi kundërshtarin më të rrezikshëm, është i pari që pas 30 vitesh do ti heqë popullit të drejtën e votës.” tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *