Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh Metës pas anulimit të zgjedhjeve: Largimi i Ramës është i panegociueshëm


“Largimi i Ramës është i panegociueshëm.”, ky është mesazhi i kreut të PD-së Lulzim Basha pas anulimit të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta.

Këtë të diel, pasi ka shpërndarë foto të protestës së djeshme, Basha ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” duke u shprehur “Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!”

“Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve.”, shkruan më tej Basha, duke dhënë në fund edhe mesazhin më të rëndësishëm.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje pas vendimit të Metës se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *