Franca ka pësuar një humbje të hidhur në Turqi ndaj kombëtares vendase.
Kampionët e botës në fuqi, janë mundur me rezultatin 2-0 duke zbritur në vendin e tretënë grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Ndërkohë Turqia mban kreun me 9 pikë të plota dhe pas 3 ditësh shkon në Islandë, për t’u ndeshur me kombëtaren vendase që i ndjek me 3 pikë më pak.
Italia nga ana e saj ka mundur lehtësisht Greqinë në Athinë duke kryesuar me pikë të plota grupin e saj.
Gjermania gjithashtu nuk ka hasur probleme ndaj Bjellorusisë në transfertë duke marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje.