Milan-Tare ishte një tratative konkrete, një ofertë serioze e cila bëri që presidenti i Lazios të lëviz shpejt për të mos humbur shërbimet e Drejtorit Sportiv më të mirë në Itali.
Igli Tare u josh jo pak nga oferta e Maldinit, mbi të gjitha nga emri i madh i Milanit por në fund përfundoi duke pranuar ofertën e Lotitos.
Duke qenë i vetëdijshëm për ofertën e Milanit, presidenti i Lazios i ofroi Tarës një kontratë të re deri në vitin 2023, sigurisht dhe me kushte ekonomike të përmirësuara, përballë këtij fakti sipas La Gazzetta dello Sport, Tare pranoi ofertën për e Lotitos për të vijuar bashkëpunimin te Lazio.
Sipas Gazzetta dello Sport, Tare do të përfitoj dyfishin e pagës, afro 2 milion euro në sezon, aq sa do të paguhet edhe trajneri Inzagji i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2021.