Presidenti Ilir Meta del në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, pas vendimit të tij për anulimin e zgjedhjeve vendore.
Konferenca për mediet do të mbahet nesër, që në mëngjes, në orën 08:00.
Pritet që Meta të argumentojë ligjërisht vendimin e tij, edhe pse kryeministri i vendit Edi Rama e ka sfiduar sot, duke thënë që e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e presidentit.
“Dje Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!”, u tha qytetarëve të Burrelit kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruar në këtë mënyrë shkarkimin e tij.
E kishte parashikuar lëvizjen e Metës, u shpreh Rama, ndërsa theksoi:
“Një gjë është e sigurt, do apo s’do Saliu do apo s’do Iliri, do apo s’do Lulzimi, do apo s’do “filxhani”, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor.
Dje Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!
Dhe ajo që po ndodh është që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik do ikin një nga një vetë.”