Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra njerëz protestojnë pas përplasjes së anijeve në Venecia: S’ka ruletë ruse me shtëpitë tona


Qindra njerëz kanë dalë të protestojnë në rrugët e Venecias, pas përplasjes së dy anijeve në port.

Protesta vjen disa ditë pasi një koreçerë u përplas me një anije turistike, duke plagosur katër njerëz.

BBC” shkruan se sipas kritikëve, anijet e tilla të mëdha përbëjnë rrezik për qytetin, ndotin ujërat dhe dëmtojnë bukurinë e tij.

Ministrat thanë se aksidenti i së dielës provoi nevojën për një ndalim të linjave, dhe deklaruan se po punonin për të zgjidhur çështjen.

Giudecca, e cila të çon në sheshin e famshëm të Shën Markut, është një nga rrugët kryesore ujore të Venecias.

Rreth 3,000 njerëz, shumë prej të cilëve mbanin banderola me mbishkrimet “Asnjë anije e madhe” dhe “Mbani anijet e mëdha jashtë lagunës”, marshuan nëpër rrugët e Venecias, një vend i Trashëgimisë Botërore Unesco.

“Ajo që ndodhi të dielën tregon se ato janë të rrezikshme, ato janë jashtë kontrollit në rast të një dështimi dhe ata nuk mund të vazhdojnë të luajnë ruletë ruse me shtëpitë tona, jetën tonë, me qytetin tonë, vetëm për t’i bërë këto kompani lundrimi të pasura”, tha Tommaso Cacciari, një nga organizatorët e protestës.

Kritikët thonë se valët e krijuara nga anijet turistike dëmtojnë themelet e qytetit, të cilat rregullisht vuajnë nga përmbytjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *