Vendosni fjalën kyçe....

Nga Baldushku “I Miri i Nënës” kritikon Ilir Metën për anulimin e zgjedhjeve: Nul, qesharake, idioteske!


“I Miri i Nënës”, kryebashkiaku i Tiranës vazhdon fushatën, edhe pse presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet.

Nga Baldushku, “I Miri i Nënës” me një bluzë ngjyrë të verdhë me numrin 2, energjik dhe mes diellit e ka quajtur nul, qesharak dhe idiotesk këtë vendim.

“Në datë 1 korrik do dalë ai t’i pastrojë plehrat? Në datë 1 do ikë presidenti shofer autobusi, do i japë ai autobusit në Tiranë, se mandati im mbaron.

E kuptoni sa qesharake, sa nul, sa idioteske është kjo që ka ndodhur?”, komenton “I Miri i Nënës”, teksa flet në gjuhën e Ramës.

Ndërsa për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë: “Më vinte nauzea kur shikoja njërin që ka rregulluar gjithë familjen me pasaporta të huaja që këndonte himnin kombëtar!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *