Policia arreston një prodhues pijesh me etiketa të falsifikuara në Shkodër.
Një mesoburrë kishte rifilluar prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte në sekuestro preventive prej dy vitesh.
“Arrestohet në flagrancë pronari i punishtes i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari të kundraligjshme
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm” Shkodër, i arrestuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga viti 2017 ku është bërë sekuestro preventive , janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.”, jep detaje policia e Shkodrës.