Kundërpërgjigjet ndaj Ilir Metës nga fushata Edi Rama, pas vendimit të presidentit për të anuluar zgjedhjet.
“Dje Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!”, u tha qytetarëve të Burrelit kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një shkarkimin të mundshëm të presidentit.
E kishte parashikuar lëvizjen e Metës, u shpreh Rama, ndërsa theksoi:
“Një gjë është e sigurt, do apo s’do Saliu do apo s’do Iliri, do apo s’do Lulzimi, do apo s’do “filxhani”, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor.
Dje Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një presideent që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!
Dhe ajo që po ndodh është që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik do ikin një nga një vetë.”
REAGIMI I RAMËS GJATË FUSHATËS:
“Natyrisht ne nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë këtu sepse mbrëmë opozita e rrugës ishte me e paktë se asnjëherë në bulevard…është e qartë që gjithmonë e më pak njerëz i ndjekin dhe akoma më pak do t’i ndjekin në atë rrugë të pafund.
Shumica e atyre njerëzve që kërkojnë diçka krej ndryshe nuk janë budallenj…qeverinë nuk e rrëzon asgjë përveç votës së popullit por dëmton ekonominë, komunitetin e secilit.
Dhe dje papritur për shumëkënd por krejtësisht sipas parashikimeve tona dhe të miat u shfaq shpëtimtari i atyre që kishin mbetur në rrugë as më shumë e as më pak, po presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul dhe moralisht është turp që s’ka më turp dhe mos u çudisni nëse ju them që nga fronti i shpëtimtarit të opoziztës nuk keni parë gjë akoma, nuk është çmenduria e fundit.
Një gjë është e sigurt, do apo s’do Saliu do apo s’do Iliri, do apo s’do Lulzimi, do apo s’do “filxhani”, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor.
Kusht nuk është filxhani që rrotullohet, zgjedhjet nuk janë llumi që e përmbys, institucionet nuk janë bishti i filxhanit që e kap sa herë do të thithë kafe.
Dje Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!
Dhe ajo që po ndodh është që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik do ikin një nga një vetë.
Me logjikën e djeshme Ilir Meta mund të bëjë edhe ndonjë dekret që t’i shpallë luftë Amerikës po është e qartë që ne nuk mund ta frenojmë por miqtë e mi do dëgjoni këto ditë sa të hapni TV, portalin, do dëgjoni që ajo që ai ka bërë është një gjë për kombin, për fëmijët tanë, është gjëja e duhur kundër atyre që duan të marrin gjithë pushtetet, por një gjë të jeni të sigurtë të gjithë këto janë për të tërhequr prej hunde gjithë ata që i besojnë ata.”/Hashtag.al