Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën nga Dibra: Nuk e meriton vendin, është bërë përçarës


Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Dibër për të prezantuar kandidatin për Bashki, Dionis Ymeraj ka sulmuar sërish Presidentin Meta pas vendimit të tij të djeshëm për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale.

Sipas Ramës, Kreu i Shtetin nuk e meriton vendin që ka, është shndëruar në përçarës. Ndërsa për vendimin për zgjedhjet, Ramë shtoi se është nul.

Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *