Dy të rinj janë prangosur nga policia dhe dy të tjerë po procedohen penalisht, njëri prej të cilëve është italian.
Efektivët kanë sekuestruar 974 gramë të ndara në propocione gati për shpërndarje.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion të koduar “Propocione”, ku nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. K., 34 vjeç banues në Tiranë
– I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.
Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z, kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar për shpërndarjen e lëndës narkotike.”, jep detaje policia.