Vendosni fjalën kyçe....

“4 anëtarët socialistë të KQZ-së akt të pashembullt në shkelje të Kushtetutës” – PD


Sekretari për Çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka deklaruar se KQZ-ja po funksionon si një vegël politike dhe po kryen një akt në shkelje të Kushtetutës duke hedhur poshtë dekretin e presidentit Meta për zgjedhjet.

“Veprimtaria e KQZ po konfirmon edhe njëhërë atë që ka qënë shqetësimi i PD që në momentin që Kryeministri me koshiencë të plotë vuri dorë mbi balancën që Kodi Zgjedhor parashikon lidhur me përfaqësimin e anëtarëve të KQZ që propozohen nga forcat politike dhe miratohen më pas nga Kuvendi.” – tha Kaso.

Kaso theksoi se KQZ-ja ka sot 4 anëtarë të propozuar dhe zgjedhur nga Partia Socialiste duke thyer çdo parashikim ligjor.

Ai theksoi se KQZ-ja e sotme është e pabalancuar dhe se qëllimi i funksionimit të saj është vegël politike hnë duart e PS-së  dhe në këtë format është ulja e standarteve zgjedhore.

“Sot në KQZ kemi katër anëtarë të propozuar drejtpërsëdrejti nga PS, duke thyer haptazi parashikimin ligjor. Ligji parashikon që qoftë forca më e madhe e mazhorancës parlamentare, qoftë forca e opozitës parlamentare ka të drejtë të propozojë deri në 2 kandidatura. Sot kemi një kQZ të prishur nga balancat, tërësisht të kapur nga mazhoranca dhe kryeministri dhe e gjitha bërë për një qëllim. E kemi denoncuar që në fillim që kur Kuvendi miratoi dy kandidaturat e tjera. Qëllimi është për ta kapur këtë institucion, për ta shndërrruar në vegël, për të ulur çdo standart zgjedhor, që kanë ardhur në përkeqësim dhe përdorur në momente të caktuara të zgjedhjeve t’i shërbejnë forcës që e ka kapur momentalisht KQZ-në, Partisë Socialiste, mazhorancës në pushtet.” – shtoi Kaso.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *