Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, ku makina dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën.
2 prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë. Të plagosurit janë turistë të huaj dhe një prej mjeteve të aksidentuara është me targa franceze.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur se si ndodhi aksidenti.