Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Refuzimi i dekretit të Metës, shpërdorim detyre nga ana e KQZ-së


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për refuzimin e vendimit të presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Bardhi i cili në profesionin e tij është jurist, thotë se shpallja e dekretit të Metës si i pavlevshëm, është shpërdorim i turpshëm i detyrës nga ana e KQZ-së.

 Bardhi shkruan se ata që morën vendimin: “Janë të njëjtët që deklaruan se Kushtetuta ndryshon me vendim qeverie”

“Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ!

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie.

Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!

Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orëellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama!

Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!”, shkruan Bardhi.

Presidenti Meta firmosi sot dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve duke dhënë një më një argumentet të bazuara në Kushtetutë për vendimin e tij. Mirëpo KQZ vendosi ta refuzojë dekretin e Metës, duke e konsideruar atë antikushtetues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *