Vendosni fjalën kyçe....

Gjetan Gjetani thirrje kolegëve socialistë: Mos e ndiqni Edi Ramën, dekreti i Metës për zgjedhje të lira


Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, të cilin Edi Rama e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS-së në shtator të 2018-ës, u ka bërë thirrje kolegëve të tij socialistë që të mos ndjekin kryeministrin në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershir.

Gjetani shkruan se dekreti i presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve, është për bashkimin e shqiptarëve dhe për zgjedhje të lira.

Më tej Gjetani bën thirrje për largimin e Ramës.

“I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.

Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS.

Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi,per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve.

Prandaj te bashkohemi te vlerat e verteta dhe ta leme vetem Edi Ramen ne cmendurine e tij per para e per pushtet dhe ne greminen ku ai do te fuse vendin dhe socialistet e ndershem.

Sot eshte koha qe te zgjedhim te miren per vendin dhe familjet tona dhe te largohemi nga e keqja,qe perfaqeson Edi Rama i cili mendon vetem per xhepin dhe pushtetin e vet dhe te krimineleve rreth tij.”, shkruan Gjetani.

Presidenti Meta firmosi sot dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve duke dhënë një më një argumentet të bazuara në Kushtetutë për vendimin e tij. Mirëpo socialistët dhe KQZ vendosën ta refuzojnë dekretin e Metës, duke e konsideruar atë antikushtetues. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *