Vendosni fjalën kyçe....

Ikardi-Inter, Uanda Nara takim me drejtorin sportiv zikaltër


Mauro Ikardi nuk e ka vendosur ende nëse do jetë futbollist i Interit edhe sezonin që vjen.

Në ditët në viji pritet që bashkëshortja e tij, Uanda Nara të takohet me drejtorin sportiv, Marota, për të ndarë shapin nga sheqeri.

Ikardi dhe Nara kanë deklaruar herë pas herë se duan të qëndrojnë në Milano por kanë prezantuar kërkesat e tyre, të cilët mbetet për t’u parë nëse do plotësohen nga klubi.

Sipas Sportmediaset, Roma i ka ofruar Ikardit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon dhe sipas të gjitha gjasave shuma e kërkuar ndaj Interit do vërtitet rreth kësaj shume.

Nëse marrëveshja nuk arrihet, pas dere presin Roma, Juventus dhe disa klube të tjera europiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *